Zelenski: Jemi të gatshëm për t'i dhënë fund luftës në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka dhënë intervistën e parë pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Kiev, 29 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka dhënë intervistën e parë pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në një intervistë për Skanj njuz, ai sugjeroi se është i gatshëm t'i jepte fund luftës me Rusinë në këmbim të anëtarësimit në NATO, edhe nëse Rusia nuk i kthente menjëherë territoret ukrainase që kishte pushtuar.
Zelenski theksoi se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas i kontrolluar nga Kievi vendoset "nën ombrellën e NATO-s", gjë që do t'i lejonte atij të negocionte më vonë kthimin e pjesës tjetër të territorit "nëpërmjet kanaleve diplomatike".
Gazetari i Skaj njuz, Stjuart Remsi i kërkoi Zelenskit që t'i komentojë raportet e mediave që sugjerojnë se një nga planet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës mund të jetë që Kievi t'i dorëzojë Rusisë territorin e pushtuar nga ushtria ruse në zëvendësim të hyrjes së Ukrainës në NATO. mb/
Foto: MIA