Zelenski: Jemi të gatshëm për negociata paqësore, por jo dhe për lëshim territoresh
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Kievi është i gatshëm për negociata paqësore kudo që të jetë përveç në Rusi dhe Bjellorusi, nëse këto bisedime mund t'i japin fund luftës, por se forcat ukrainase "nuk do të tërhiqen" në fushëbetejë për lëshimin e territorit.
- Post By Ramize Qamili
- 10:57, 28 tetor, 2025
Kiev, 28 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Kievi është i gatshëm për negociata paqësore kudo që të jetë përveç në Rusi dhe Bjellorusi, nëse këto bisedime mund t'i japin fund luftës, por se forcat ukrainase "nuk do të tërhiqen" në fushëbetejë për lëshimin e territorit.
Ai, gjithashtu, deklaroi "se evropianët janë afër deri te vendimi për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë", transmeton Ukrinform.
Zelenski, gjithashtu u bëri thirrje kongresmenëve amerikanë të miratojnë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe tha se Ukrainës do t'i duhet financim i qëndrueshëm nga aleatët e saj evropianë për dy ose tre vite të tjera. rq/
Foto: arkivi i MIA-s