• e premte, 22 nëntor 2024

Zelenski: Holanda e pranoi Holodomorin si gjenocid ndaj ukrainasve

Zelenski: Holanda e pranoi Holodomorin si gjenocid ndaj ukrainasve

Amsterdam, 7 korrik 2023 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e Holandës, Dhoma e poshtme e Parlamentit, e ka pranuar Holodomorin si gjenocid ndaj popullit ukrainas, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Holodomor është uria e madhe që e ka goditur Ukrainën mes viteve 1932-33 gjatë sundimit të Josif Stalin ndaj Bashkimit Sovjetik, me ç'rast, sipas vlerësimeve, kanë vdekur rreth 3,5 deri në 5 milionë ukrainas.

Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta pranojë si gjenocid, transmeton Ukrinform. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR