Zelenski e shikon Ukrainën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskii deklaroi mbrëmë se ende e sheh vendin e tij në rrugën e anëtarësimit në NATO, pavarësisht se lufta e agresionit të Rusisë nuk tregon shenja të ndalimit pas 13 muajsh luftime, transmeton DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 12:22, 9 prill, 2023
Kiev, 9 prill 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskii deklaroi mbrëmë se ende e sheh vendin e tij në rrugën e anëtarësimit në NATO, pavarësisht se lufta e agresionit të Rusisë nuk tregon shenja të ndalimit pas 13 muajsh luftime, transmeton DPA.
Këtë javë është shënuar një "lëvizje e mirë drejt NATO-s", me ndihmën e re ushtarake nga Perëndimi dhe shprehje të tjera të mbështetjes ndërkombëtare, tha Zelenski në video-fjalimin e rregullt.
Ai iu referua Lituanisë që propozoi të ftojë Ukrainën për t'u bërë anëtare e NATO-s në samitin e aleancës ushtarake në Vilnius në korrik. Ai e falënderoi Lituaninë.
Parlamenti i vendit baltik vendosi këtë javë t'i kërkojë Ukrainës një ftesë për anëtarësim në Aleancë në samitin e planifikuar për 11 dhe 12 korrik.
Aspirata e Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n përmendet shpesh nga Kremlini si një nga arsyet për pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë që filloi shkurtin e kaluar.
Zelenski vitin e kaluar bëri thirrje për pranim "të përshpejtuar" në NATO, duke shpresuar se Ukraina do të merrte trajtim preferencial. SHBA-ja dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, si Gjermania, kanë shprehur rezerva për këtë, duke qenë se një nga parakushtet për anëtarësim është mospërfshirja në konflikte ndërkombëtare.
Zelenski, në mesazh, bëri thirrje për mbështetje nga vendet që ende nuk janë distancuar qartë nga Rusia, duke thënë se ukrainasit po luftojnë për vlera universale që janë afër të gjithë popujve.
"Të gjithë e vlerësojnë sigurinë dhe mbrojtjen nga terrori", tha Zelenski dhe shtoi se "Rusia angazhohet për kampe të përqendrimit, deportimin e fëmijëve, përdhunimin e grave dhe djegien e qyteteve". mb/
Foto: Profili i Zelenskit në Fejsbuk