• e diel, 01 shkurt 2026

Zelenski dhe Makron biseduan për përforcimin e mbrojtjes ukrainase dhe pozicionit të Kievit

Zelenski dhe Makron biseduan për përforcimin e mbrojtjes ukrainase dhe pozicionit të Kievit

Paris, 6 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se kishte folur në Paris me homologun e tij francez, Emanuel Makron, rreth forcimit të mbrojtjes së Ukrainës kundër agresionit rus.

Në postimin e tij në Iks, ai bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit ukrainas.

"Gjatë takimit tonë me presidentin Makron, biseduam pikërisht për këtë, për mundësitë reale të Ukrainës për t'iu kundërvënë terrorizmit rus, për mbrojtjen dhe mbështetjen tonë që mund të forcojë pozicionet tona në diplomaci. Gjithashtu patëm një diskutim shumë substancial rreth diplomacisë dhe hapave tanë", shkroi Zelenski.

Ai shtoi se sot në Paris, në një takim të "Koalicionit të të përgatiturve", ku morën pjesë krerët e shteteve, udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare, ministrat dhe ambasadorët, po përgatiten "hapa të rëndësishëm politikë".

"Diplomacia dhe ndihma e vërtetë duhet të shkojnë krah për krah", shkroi Zelenski në Iks.

Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së Donald Tramp, Stiv Vitkof dhe dhëndri i tij, Xhered Kushner, mbërritën gjithashtu në Pallatin e Eliseut. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR