• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Zelenski dekoron 857 ushtarë ukrainas, 472 nga të cilët pas vdekjes

Zelenski dekoron 857 ushtarë ukrainas, 472 nga të cilët pas vdekjes

Kiev, 11 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka dekoruar 857 ushtarë ukrainas, 472 prej të cilëve pas vdekjes.

Dekretet përkatëse nr. 759/2024 dhe nr. 706/2024, janë publikuar në ueb faqen e presidentit, publikoi Ukrinform.

Presidenti i ka ndarë dekoratat për trimëri personale në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për kryerje jovetanake të detyrës ushtarake.

Të shpërblyerit marrin urdhrat e trimërisë "Bohdan Hmelnicki" dhe "Danilo Kalicski", si dhe medaljet "Për shërbimin ushtarak të Ukrainës", "Mbrojtës i Atdheut" dhe "Për jetën e shpëtuar".

Siç raporton Ukrinform, Zelenski në takim me ushtarët e trupave inxhinierike au ka uruar festën e sotme dhe gjithashtu u dha atyre dekorata shtetërore. mb/

Foto: skrinshot nga FB

QËNDRONI TË LIDHUR