• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zaevi nga Kongresi i SYRIZA-s: Marrëveshja jonë e paqes dërgoi sinjal të fuqishëm për botën

Zaevi nga Kongresi i SYRIZA-s: Marrëveshja jonë e paqes dërgoi sinjal të fuqishëm për botën
Athinë, 15 prill 2022 (MIA)- Me Aleksisin ishim të vendosur të bënim një hap të madh të përbashkët për të ardhmen e vendeve tona, por edhe për rajonin dhe Evropën. Marrëveshja jonë e paqes dërgoi një sinjal të fuqishëm për botën, suksesi ka ndikim përtej rajonit, kanë qenë disa nga porositë e dërguara nga ish-kryeministri Zoran Zaev nga Athina gjatë fjalimit të tij në Kongresin e tretë të SYRIZA-s, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. Ashtu si dje, edhe sonte, Zaevi u përshëndet me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit, ndërsa në sallë arritën së bashku me kreun e SYRIZA-s, Aleksis Cipras i cili ka ndjekur fjalimin e ish-kryeministrit i cili nga ana e tij theksoi se pjesëmarrja në Kongres dhe mundësia për të ndarë parashikimet e tij për të është "një nder dhe privilegj i madh". https://www.facebook.com/watch/?v=1360944537737380 “Me Aleksisin punuam për paqe dhe arritëm ta zgjidhim konfliktin, themelet e të cilës ishin të thella në histori. Ky sukses ka një ndikim përtej rajonit. Marrëveshja jonë e paqes dërgoi një sinjal të fuqishëm për botën. Nuk mund të ekzistojë vetë parim i më të fortit. Në botën e sotme ende ekziston rruga e respektit dhe kompromisit, rruga e mirëkuptimit të ndërsjellë, rruga e paqes dhe stabilitetit. Vizionet tona politike i fokusuam drejt një qëllimi të përbashkët. Vendosëm raport politik e cila u ngrit në bashkëpunim dhe kulminoi me miqësi. Që të dy e vendosëm këtë miqësi në themelet e marrëdhënieve të reja afatgjatë mes vendeve tona”, tha Zaevi. Ish-kryeministri, madje iu referua çmimeve që mori me Ciprasin, duke theksuar se miqësia e tyre është kurorëzuar me Çmimin "Ewald von Kleist", Çmim qëllimi i së cilës është “të nderojë figurat kryesore të politikës së sigurisë të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për paqen ndërkombëtare dhe menaxhimin e konfliktit” si dhe "Çmimin Hesian të paqes", por edhe "Çmimi ndërkombëtar i paqes së Uestfalisë" i cili nderon personalitete ose përfaqësues të vendeve që janë angazhuar për integrimin evropian dhe paqen në Evropë. “Por, para se të merrnim këto çmime, unë dhe Aleksis ishim të vendosur të bënim një hap të madh të përbashkët që do të punonte për të ardhmen e vendeve tona, qytetarëve tanë, mbarë rajonin dhe Evropën, në emër të së ardhmes së miqësisë, paqes dhe stabilitetit”, tha Zaevi. Ai theksoi se me Ciprasin zgjodhën të bënin gjithçka që mundeshin për të gjetur "zgjidhje pa vonesë". “Më lejoni t'ju pyes, kush është i virtytshëm? Ai që thjesht e prolongon problemin apo ai që pranon të gjejë zgjidhjen? Arritëm në zgjidhje kur të gjithë pretendonin se është e pamundur!”, tha Zaevi duke shtuar se trashëgimia nga miqësia e tyre “do të ruhet e zhvillohet edhe më tej, pasi hapur kemi diskutuar bile edhe kur dukej se nuk ka zgjidhje”. Porositi se sfidat janë shans për zgjidhje dhe “kjo është mënyra në të cilën angazhohen miqtë, fokusuar në zgjidhje, ndërtimin e urave, jo mureve”. Ai ka përmendur edhe invazionin në Ukrainë dhe porositi se zgjidhje e vetme është paqja si dhe “dialogu urgjent në vend të dhunës”. Ai shprehu mbështetje për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës si dhe “ngushëllime udhëheqësisë ukrainase dhe familjes së viktimave”. “Nevojitet paqe e menjëhershme me zgjidhje urgjente diplomatike që do të respektojë parimet e të drejtës ndërkombëtare për të mbrojtur vlerat e përbashkëta, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e lirive themelore. Ne, bota demokratike, duhet të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtar që të zhvillojmë qasje të reja për promovimin dhe mbrojtjen e demokracive në mbarë botën, nënvizoi ish kryeministri, Zoran Zaev. Foto/video: MIA  

QËNDRONI TË LIDHUR