• e premte, 05 dhjetor 2025

Zëvendëskryeministrja Ollga Stefanishina do të jetë ambasadore e Ukrainës në SHBA

Zëvendëskryeministrja Ollga Stefanishina do të jetë ambasadore e Ukrainës në SHBA

Kiev, 17 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot deklaroi se zëvendëskryeministrja Ollga Stefanishina, përgjegjëse për integrimin euroatlantik do të jetë ambasadorja e re e Ukrainës në SHBA.

Zelenski shkroi në Telegram se e kishte emëruar Stefanishinën si të dërguar të posaçme në SHBA për zhvillimin e marrëdhënieve me Uashingtonin, ndërsa ajo kalon procedurat e nevojshme për të marrë funksionin e ambasadores.

Ukraina është përpjekur të riparojë marrëdhëniet e prishura me SHBA-në pasi që Zelenski dhe homologu i tij amerikan Donald Tramp u futën në një përplasje publike verbale në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Stefanishina ka kryer funksionin e ministres së Integrimit Evropian dhe euroatlantik që nga viti 2020, kohë në të cilën Ukraina filloi procesin e qasjes në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja aktuale e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, sifidoi fushatën e Trampit gjatë fushatës së tij të vitit 2024 në favor të presidentit demokrat Xho Bajden.

Republikanët akuzuan Markarovën se ndihmoi Partinë Demokratike të Bajdenit duke organizuar vizitën e Zelenskit në fabrikën e municioneve në Pensilvani në vjeshtë të vitit 2024, gjatë së cilës presidenti ukrainas u takua me përfaqësues demokratë, por jo dhe me republikanë.

Incidenti u përmend nga zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens gjatë përplasjes së tij verbale me Zelenskin në takimin e pafat në Shtëpinë e Bardhë ku mori pjesë edhe Markarova. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR