• e premte, 05 dhjetor 2025

Zëdhënësja e MPJ-së greke: Greqia dërgoi demarsh ndaj Izraelit për flotiljen "Global Sumid" dhe 27 qytetarët e ndaluar grek

Zëdhënësja e MPJ-së greke: Greqia dërgoi demarsh ndaj Izraelit për flotiljen

Athinë, 2 tetor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek nga afër zhvillimet me flotiljen e "Global Sumid", jemi në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën në Tel Aviv, ambasadorja do të vizitojë vendndodhjen ku ndodhen 27 shtetas grekë. Si në ditët e kaluara, ashtu dhe sot pala greke i bëri një demarsh Izraelit, tha zëdhënësja e MPJ të Greqisë, Lana Zohiu, në brifingun e sotëm me gazetarë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Në flotiljen e "Global Sumid" marrin pjesë dhe pesë anije greke me 27 persona nga Greqia, ndërsa të gjithë u ndaluan nga autoritetet izraelite. 

Zohiu potencoi se të gjithë qytetarët grekë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur dhunë, ndërsa për Greqinë në këtë moment prioritet është siguria e tyre. 

Sqaroi se shefi i diplomacisë greke është në komunikim të vazhdueshëm me kolegun e tij izraelit dhe shtoi se në bashkëpunim me vendet e tjera, të gjitha aktivitetet e planifikuara do të kryhen në Izrael për të ofruar mbështetje konsullore. 

Zëdhënësja e MPJ greke kujtoi dhe në deklaratën e përbashkët të djeshme të shefave të diplomacisë greke dhe asaj italiane, në të cilën ata ngritën çështjen e sigurimit të sigurisë së pjesëmarrësve dhe lejimin e të gjitha masave të mbrojtjes konsullore. 

Për shkak të zhvillimeve të fundit me flotiljen, para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në mëngjes dhe vonë mbrëmë u mbajtën protesta. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR