• e martë, 24 dhjetor 2024

Xhonson dëshiron që Britania e Madhe sërish të angazhohet në Evropë

Xhonson dëshiron që Britania e Madhe sërish të angazhohet në Evropë
Berlin, 26 qershor 2022 (MIA) - Kryeministri britanik Boris Xhonson është i interesuar për projektin francez, Bashkësia politike evropiane, me qëllim që Britania e Madhe pas Bregzitit të angazhohet në Evropë, kumtoi Pallati i Eliseut pas takimit të Xhonsonit me presidentin francez Emanuel Makron.

Në kumtesë theksohet se Makroni ka vërejtur entuziazëm të madh tek Xhonsoni kur ka folur për Bashkësinë politike evropiane.

Makroni dhe Xhonsoni, në takimin, që u mbajt në margjinat e Samitit të G7, u pajtuan se tani është kthim i mundshëm i rrjedhës së luftës në Ukrainë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR