• e hënë, 23 dhjetor 2024

Xhon Kirbi me funksion të ri në Shtëpinë e Bardhë - këshilltar për komunikime të ndërlidhura me sigurinë kombëtare

Xhon Kirbi me funksion të ri në Shtëpinë e Bardhë - këshilltar për komunikime të ndërlidhura me sigurinë kombëtare

Uashington, 24 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare në Shtëpinë  e Bardhë, Xhon Kirbi, tani do të ketë rol më të madh në administratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas përfaqësuesve zyrtarë amerikanë, ai do të ketë funksion të ri - këshilltar për komunikime me sigurinë kombëtare.

Kirbi ka filluar me punë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022 si koordinator për komunikime strategjike të Këshillit për siguri nacionale. Paraprakisht nuk ka pasur pozicion të këtillë në Këshill.

Tani, sipas detyrimeve të tij të zgjeruara, ai do të drejtojë një ekip të posaçëm, i cili do t'i koordinojë informacionet mes agjencive të ndryshme amerikane të ndërlidhura me sigurinë.

Kirbi është admiral në pension në marinën amerikane. Ai ka punuar si zëdhënës i Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Barak Obamës. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR