• e premte, 05 dhjetor 2025

Xhamajka raportoi 19 viktima pas uraganit Melisa

Xhamajka raportoi 19 viktima pas uraganit Melisa

Meksiko Siti, 31 tetor 2025 (MIA) - Uragani Melisa ka marrë të paktën 19 jetë në ishullin e karaibeve, Xhamajka, publikoi mbrëmë ministrja e Informacionit, Dana Moris Dikson, transmetoi DPA. 

Me 30 vdekje të tjera të raportuara në Haiti dhe një në Republikën Dominikane, numri i përgjithshëm i viktimave në Karaibe është rritur në të paktën 50 dhe pritet të rritet edhe më tej. 

Edhe pse uragani është kthyer në ujëra të hapura, është shumë herët për të dhënë një pamje të plotë të pasojave. 

Melisa përsëri është forcuar në një stuhi të kategorisë së dytë dhe po lëvizë drejt zinxhirit të ishujve të Bermudës në Atlantikun e Veriut. 

Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganeve (NHC) në Majami, stuhia po prodhon erëra deri në 165 kilometra në orë.  

Melisa arriti deri në tokën e Xhamajkës të martën si një uragan i kategorisë së pestë, duke e bërë si një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë në Atlantik. 

Erërat jashtëzakonisht të fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshme shkaktuan valë dhe shkatërruan ndërtesa të panumërta. 

Qeveria e Xhamajkas e shpalli ishullin zonë të katastrofës, kujtoi DPA. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR