• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vullkani në Islandë është më pak aktiv, por magma ende rrjedhë

Vullkani në Islandë është më pak aktiv, por magma ende rrjedhë

Grindavik, 15 janar 2024 (MIA) - Vullkani që eruptoi dje në Islandën jugperëndimore për herë të dytë për më pak se një muaj sot është dukshëm më pak aktiv edhe krahas indicjeve se magma ende rrjedh nën tokë.

Llava e shkrirë dje rreth mesditës ka arritur në periferi të fshatit të peshkimit Grindavik dhe ka djegur tre shtëpi. Qyteza është evakuuar paraprakisht dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për njerëzit.

"Krisja që dje u hap në sipërfaqen e tokës më nuk është akrive, ndërsa rrjedhja e llavës nga e çara e madhe në veri të qytetit po zvogëlohet", deklaroi sot shefja e Qendrës nordike të vullkaneve, Rike Pedersen

"Aktiviteti është zvogëluar dukshëm gjatë natës", tha vullkanologia, duke shtuar se "nuk është e sigurt se ajo që po shohim do të thotë se erupsioni është ndërprerë". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR