• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vulin: Një luftë speciale po zhvillohet kundër Serbisë - alarme të reja për vendosjen e bombave në Beograd

Vulin: Një luftë speciale po zhvillohet kundër Serbisë - alarme të reja për vendosjen e bombave në Beograd
Beograd, 16 maj 2022 (MIA) - Pas raportimeve kërcënuese të ditës së sotme për vendosjen e bombave në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Beograd, sot pasdite kanë mbërritur kërcënime të reja, se janë vendosur mjete shpërthyese në urat në Beograd, qendra tregtare, në kopsht zoologjik, restorante, në stacionin e trenit, ambasada dhe objekte të tjera, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Beta paraprakisht bëri të ditur se në adresën e stadiumit TC në Beograd, ku sot është caktuar ndeshja mes klubeve të futbollit Vozdovac dhe Partizanit në Superligën e Serbisë është marrë alarm për bombë. Alarm për bombë ka marrë edhe  Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizime të Beogradit". Thuhet se mjete shpërthyese janë vendosur në të gjitha impiantet e prodhimit, njoftoi Administrata e qytetit. Qarkullimi në Urën e Brankos zhvillohet normal, në stacionin e autobusit ka vetëm një veturë policore, ndërsa në Sllavijë ka më pak turma, njoftoi Danas. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se po punohet intensivisht për gjetjen e autorëve të krimeve në lidhje me raportimet e rreme për bomba që mbërrijnë çdo ditë në një numër adresash në Beograd dhe qytete të tjera anembanë Serbisë. Anëtarët e MPB-së në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd janë duke i hetuar intensivisht këto raste, përfshirë Njësinë speciale për krime të teknologjisë së lartë të Prokurorisë së Lartë Publike. Siç thuhet, për shkak të numrit të madh të raportimeve për bomba, të gjitha kapacitetet në dispozicion të njësive kundërsabotuese të MPB-së janë angazhuar për të inspektuar objektet dhe institucionet në të cilat janë dërguar raportet, të gjitha të rreme dhe kanë për qëllim shkaktimin e panikut dhe ankthit të qytetarëve. Me rastin e informacionit për bomba të vendosura në Beograd, ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin tha se kundër Serbisë po bëhet një luftë speciale dhe se qëllimi i të gjitha sulmeve është që Serbia të mos ndjekë një politikë të pavarur dhe të marrë vendime nën presion dhe frikë.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR