• e diel, 22 dhjetor 2024

Vuçiq: Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor, do t'i shpallë javën e ardhshme

Vuçiq: Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor, do t'i shpallë javën e ardhshme

Beograd, 25 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur sonte se zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor dhe shtoi se do t'i shpallë javën e ardhshme.

“E kam fjalën për zgjedhjet parlamentare për të cilat jam përgjegjës, bazuar në një propozim të arsyetuar të qeverisë. Mënyra se si po shkon procedura kushtetuese dhe në përputhje me Ligjin për Presidentin e Republikës”, deklaroi Vuçiq për RTS.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit të Serbisë fillimisht do të shpallë zgjedhje në më shumë se 60 njësi të vetëqeverisjes lokale, e më pas do të shpallen zgjedhjet krahinore. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR