• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vuçiq për Raportin e KE-së me vlerësimin se Serbia ka vetëm një kthim prapa, për sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiq për Raportin e KE-së me vlerësimin se Serbia ka vetëm një kthim prapa, për sanksionet ndaj Rusisë
Sipas Vuçiqit, ky raport politik e ka ngjyrosur tërë raportin, duke vlerësuar se “kjo është pjesa e vetme në të cilën Serbia po i kthehet rrugës evropiane, përkatësisht sanksioneve ndaj Rusisë dhe respektimit të politikës së jashtme të BE-së, që është e vërtetë për shkak të vendimit të Serbisë për të cilin ajo i paguan konsekuencat”. Vuçiq tha se KE-ja ka konstatuar se Serbia është e gatshme të hapë grupin 3 dhe se në përgjithësi, raporti i KE mundëson vazhdimin e punës së bashku me Brukselin në fushën e reformave. Presidenti serb vlerësoi edhe se në raport është vlerësuar se Serbia ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë, përveç Kroacisë, e cila është e tensionuar, por edhe se me disa fqinjë ka marrëdhëniet më të mira në historinë më të re të Serbisë. Në pikëpamje të dialogut me Kosovën, Vuçiqi tha se në raport, Serbia është "vlerësuar diçka më mirë ose diçka më keq”, duke shtuar se Serbisë po i paraprinë një rrugë e vështirë dhe se nuk do të ketë lajme të mira për këtë çështje. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR