• e hënë, 30 dhjetor 2024

Vuçiq ka konvokuar takim urgjent me njerëzit kyç nga sektori i sigurisë

Vuçiq ka konvokuar takim urgjent me njerëzit kyç nga sektori i sigurisë

Beograd, 15 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbërritur në ndërtesën e Presidencës, ku do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm me të gjithë njerëzit kyç të sektorit të sigurisë, raportojnë mediat e Beogradit.

Sipas informacioneve të “Novosti”, në takim do të diskutohet për situatën e sigurisë në vend, pas mesazheve të rrezikshme të paraqitura në tubimin e sontëm të ekstremistëve në Beograd.

Pritet të shqyrtohet edhe roli i disa strukturave të huaja të inteligjencës.

Pjesëmarrësit në protestën, që filloi në orën 18:00, nuk i kanë dorëzuar më herët sonte Presidencës kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë me tërheqjen e Vuçiqit nga negociatat me Prishtinën, publikimin e propozimit franko-gjerman dhe refuzimin e tij. Ata janë duke e pritur fjalimin e presidentit të vendit.

Forca të forta policore e sigurojnë ndërtesën e Presidencës dhe janë të pranishme në lokacione të tjera në qendër të Beogradit, njoftoi Beta. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR