• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiq: Emrin e mandatarit do ta kumtoj brenda 48 orëve, edhe Vuçeviq edhe Bërnabiq do të jenë në Qeveri

Vuçiq: Emrin e mandatarit do ta kumtoj brenda 48 orëve, edhe Vuçeviq edhe Bërnabiq do të jenë në Qeveri
Beograd, 24 gusht 2022 (MIA) - Emrin e mandatarit do ta kumtoj në afat prej 48 orëve, si president i Republikës, deklaroi lideri i Lëvizjes përparimtare serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq. Emrin e din, por tha se nuk mund ta kumtojë si kryetar i partisë, por si president i shtetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Ose të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes - do ta merrni vesh emrin e mandatarit. Pati diskutime se disa të tjerë duhet të jenë, jo vetëm nga SNS, por një numër i madh i njerëzve dëshironin të jetë njëri nga dy kandidatët tanë - Bërnabiq ose Vuçeviq", tha Vuçiq në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë së SNS-së në të cilën u bisedua për çështjen e mandatarit dhe përbërjen e qeverisë së ardhshme dhe situatën në Kosovë. Ai shtoi se edhe Bërnabiq edhe Vuçeviq do të jenë pjesë e Qeverisë, ndërkaq në cilin funksion, tha se do të dihet për dy ditë. Vuçiq theksoi se ka milion probleme. "Deri më tani ia dolëm dhe do të luftojmë dhe shpresoj se do të jemi më mirë se të tjerët në rajon, edhe pse jemi në situatë më të vështirë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për shkak të Kosovës", tha Vuçiq. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR