Votohet nga ora 7 deri në ora 19
- Votimi në zgjedhjet lokale fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
- Post By Melahat Baftija
- 07:20, 19 tetor, 2025
Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Votimi në zgjedhjet lokale fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe zgjat pa ndërprerje deri në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Qendra e votimit në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.
Këshilli zgjedhor i dorëzon procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, përkatësisht Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, brenda pesë orëve pas përfundimit të votimit. Materialin zgjedhor ia dorëzon KKZ-së kryetari i KZ-së, i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ-së ose përfaqësuesit e parashtruesve të listës dhe përfaqësuesve të policisë, nëse është e nevojshme. mb/
Foto: MIA