Votim, numërim, rezultate, ankesa
- Sot në rrethin e dytë të Zgjedhjeve të teta lokale do të zgjidhen kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa për këshilltarë do të rivotohet në tri vendvotime në Shuto Orizarë.
- Post By Melahat Baftija
- 07:40, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sot në rrethin e dytë të Zgjedhjeve të teta lokale do të zgjidhen kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa për këshilltarë do të rivotohet në tri vendvotime në Shuto Orizarë.
Në raundin e dytë për kryetar komune votohet në kryeqytet dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Dibër, Debërçë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Llozovo, Makedonska Kamenicë, MakedonskiBrod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Dollnen, Dojran dhe Zërnovc.
Të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë 1.013.375 votues. Nga këta, të drejtë vote kanë 474.304 votues në Qytetin e Shkupit.
Në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa në Shuto Orizare do të votohet për kryetarë komune në tre qendra votimi dhe do të ketë rivotim për këshilltarë. Në komunat tjera, do të votohet vetëm për kryetar komune.
Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes. Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat që kanë qenë në objektet ku po zhvillohet votimi.
Dje, sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, 4,826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, kërkesat e të cilëve u miratuan nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Votuan edhe të burgosur dhe persona në arrest shtëpiak nga komunat ku po zgjidhen kryetarët e komunave.
Kush mund të votojë?
Të drejtë vote ka çdo person që është regjistruar në certifikatën e Listës së zgjedhësve dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, respektivisht letërnjoftim ose pasaportë, vlefshmëria e së cilës skadon nga shpallja e zgjedhjeve më 9 gusht deri në ditën e votimit më 19 tetor.
Votimi bëhet personalisht.
Pas mbërritjes në vendvotim, verifikohen fillimisht dokumentet personale të identifikimit të qytetarit dhe ai nënshkruhet në certifikatën e Listës së zgjedhësve. Pastaj një anëtar i këshillit zgjedhor i jep fletëvotim në të cilin në pjesën e përparme duhet t'i vendosë vulë.
Votuesit në vendvotimin do të mund të shkojnë në votime vetëm një herë, edhe pse ka votim edhe për kryetarët e komunave edhe për këshilltarët, e në Shkup votohet edhe për kryetarin e kryeqytetit dhe kreun e njërës prej komunave në Qytetin e Shkupit, si dhe për këshillat e Qytetit dhe komunës. Votimi bëhet në fshehtësi, e në këto zgjedhje si dhe në ato të kaluarat identifikimi i zgjedhësve, përveç me letërnjoftim ose pasaportë, do të bëhet edhe me të ashtuquajturat aparate fingerprint.
Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2021, u prezantua për herë të parë pajisja për identifikimin biometrik të votuesve në procedurën e votimit.
Sipas udhëzimeve të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ), gjatë përcaktimit të identitetit personal, votuesi është i detyruar të paraqitet në këshillin zgjedhor në mënyrën se si paraqitet në fotografinë në dokumentin të identifikimit personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund të ndjekin nga afër përcaktimin e identitetit të zgjedhësit.
Nëse përcaktojnë se votuesi nuk është në certifikatet e Listës zgjedhore, anëtarët e KZ-së janë të detyruar ta udhëzojnë atë në njësinë rajonale kompetente të KSHZ-së dhe të vizitojnë faqen e internetit www.sec.mk/uvid-vo-izbirachki-spisok/ për të kontrolluar nëse ai është i regjistruar në listën e zgjedhësve dhe nëse po, në cilën vendvotim mund të votojë.
Nëse zgjedhësi i cili gjendet në Listën e zgjedhësve është analfabet ose ka mangësi fizike, ai do të vendosë gjurmë të gishtit tregues të djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën e listës së zgjedhësve.
Nuk guxon të votojë zgjedhësi që refuzon të nënshkruhet në listën e zgjedhësve.
Votimi bëhet pas paravanit të votimit, duke rrethuar numrin rendor para kandidatit, edhe atë vetëm me stilolaps kimik në ngjyrë blu. Nëse votuesi gabon, nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur futet në kuti votimi. Votuesi nuk duhet të lejohet të largohet nga vendvotimi pa lënë fletëvotimin në kuti.
Pas një paravani për votim, lejohet të ketë vetëm votues, përveç në rast se votuesi ka nevojë për ndihmë.
Për zgjedhësit - personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të hyjnë, respektivisht të hyjnë në qendrën e votimit, këshilli zgjedhor është i detyruar t'ua mundësojë këtyre personave të hyjnë, respektivisht të kenë qasje në qendrën e votimit në mënyrë që të realizojnë të drejtën e tyre të votës.
Nëse këta persona nuk kanë sjellë me vete një person që do t'u ndihmojë në hyrje ose qasje në vendvotimin, në këtë rast Këshilli Zgjedhor është i detyruar të përcaktojë persona nga radhët e zgjedhësve që në atë moment ishin të pranishëm në vendvotimin për të ndihmuar zgjedhësin me aftësi të kufizuara për të hyrë, respektivisht për të pasur qasje në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Votimi familjar dhe në grup dhe votimi në emër të një tjetri është i ndaluar
Shkelja e fshehtësisë së votimit është vepër penale. Me Kushtetutë garantohet e drejta e fshehtësisë së votuesve. Ndalohet votimi familjar dhe në grup dhe votimi në emër të një tjetri. Anëtarët e këshillave zgjedhore janë të detyruar të parandalojnë përpjekjet e mundshme për të prishur fshehtësinë e votimit. Votimi familjar dhe në grup dhe votimi në emër të një tjetri nënkupton shkelje të së drejtës së zgjedhësve, përbëjnë bazë për shkelje të fshehtësisë së votimit dhe mund të çojë në anulimin e zgjedhjeve.
Për parandalimin e zgjedhjeve dhe votimit, për shkelje dhe shpërdorim të së drejtës së votës, për shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, për ryshfet në zgjedhje dhe votim, për shkatërrim të dokumenteve zgjedhore dhe për mashtrim të kryer zgjedhor, autori dënohet në përputhje me dispozitat ligjore.
Votimi përfundon në orën 19:00
Vendvotimi mbyllet në orën 19, ndërsa personave që janë hasur në objektin do t'u mundësohet të votojnë.
Mund të ketë ndërprerje të votimit nëse prishet rendi në vendvotim derisa i njëjti të rikthehet, në rast të fatkeqësive të motit dhe rrethanave të tjera të jashtëzakonshme, nëse qasja në vendvotim nuk sigurohet nga policia, ndërsa ka pasur nevojë për këtë, dhe nëse policia thirret dhe nuk i përgjigjet thirrjes.
Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e votimit në vendvotime nuk mund të përdorin telefon celular, aparat ose mjete të tjera për të fotografuar fletëvotimin. Këshilli zgjedhor mund të largojë nga vendvotimi çdo person që nuk i përmbahet këtij ndalimi.
Askush nuk mund të vijë në vendvotim i armatosur, përveç pjesëtarëve të policisë. Policët mund të hyjnë në qendrën e votimit vetëm në rast se thirren nga Këshilli Zgjedhor dhe kur vërejnë shkelje serioze të rendit dhe paqes.
Numërimi i votave
Procesverbalet dhe materialet e tjera zgjedhore, këshillat zgjedhore i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ-ja kompetente pastaj përmbledh rezultatet e votimit, përpilon procesverbalin dhe ia dorëzon KSHZ-së.
KSHZ-ja publikon rezultatet fillestare të votimit në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet nga procesverbalet e KKZ-së në afat 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
KSHZ-ja publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në afat prej 24 orëve nga data e përfundimit të tyre.
Ankesat
Sipas Kodit Zgjedhor , çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit, përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve të votimit për Zgjedhjet lokale mund të paraqesë kundërshtim për procedurën e votimit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit.
KSHZ është e detyruar të përcaktojë faktet dhe rrethanat që janë të rëndësishme për vendimmarrje ndaj kundërshtimit nëse mund ta bëjë këtë sipas nevojës dhe duke nxjerrë dëshmi të tilla si: dokumente, dëshmi të dëshmitarëve, deklarata të palëve, ekspertizë, njohuri për materialin e votimit dhe dëshmi të tjera. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të marrë vendim në afat prej 72 orëve nga miratimi i vendimit.
Kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, parashtruesi i kundërshtimit mund të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga marrja e aktvendimit, ndërsa Gjykata Administrative merr vendim në afat prej 48 orëve nga marrja e padisë. Padinë në Gjykatën Administrative parashtruesi e bazon edhe në arsyet dhe pretendimet e theksuara në kundërshtimin për të cilin është marrë vendimi i shkallës së parë.
Çdo zgjedhës, të cilit i është shkelur e drejta personale e votës në procedurën e votimit, mund të parashtrojë kundërshtim në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në afat prej 12 orëve.
Çdo zgjedhës, të cilit i është shkelur e drejta personale e votës në procedurën e zbatimit të votimit jashtë vendit, mund të parashtrojë kundërshtim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në afat prej 24 orëve përmes postës elektronike, personalisht ose përmes përfaqësuesit të autorizuar.
Organi i shkallës së parë është i detyruar të marrë vendim në afat prej dy orëve nga marrja e kundërshtimit. Kundër vendimit të organit të shkallës së parë, respektivisht Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 12 orëve nga marrja e aktvendimit. Nëse vendimi i këtij neni i referohet veprimit të caktuar të këshillit zgjedhor ose zgjedhësi i plotëson kërkesat ligjore për t'u regjistruar në listën e zgjedhësve, ndërsa procesi i votimit është në rrjedhë, zgjedhësit do t'i lejohet të realizojë të drejtën e votës, përmes procedurës së parashikuar në udhëzim të veçantë të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Gjykata Administrative është e detyruar të ngrejë padi në afat prej 2 orëve nga marrja e saj.
Çdo zgjedhës të cilit i është shkelur personalisht e drejta e zgjedhësit në çdo fazë të procesit zgjedhor mund të parashtrojë kundërshtim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, drejtpërdrejt ose përmes Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në afat prej 48 orëve.
Organi i shkallës së parë është i detyruar të marrë vendim në afat prej 4 orëve nga marrja e kundërshtimit. Kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative, në afat prej 48 orëve pas marrjes së aktvendimit, ndërsa Gjykata Administrative është e detyruar të marrë vendim në afat prej 24 orëve pas marrjes së padisë.
Gjykata Administrative ndaj padive shqyrton dhe merr vendim në këshillin prej pesë gjykatësish të zgjedhur me short, në seancë publike për të cilën informon publikun, Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. mb/
Foto: MIA