• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vlera e platformës "X" është ulur për 71 për qind pasi që rrjetin social e bleu Mask

Vlera e platformës

Uashington, 2 janar 2024 (MIA) - Vlera e platformës "X" është ulur për 71 për qind pasi që rrjetin social e bleu miliarderi amerikan Ilon Mask dhe e riemërtoi Tuiterin, publikoi korporata multinanacionale amerikane për shërbime financiare Fideliti, e cila ka pjesë në platfomë.

Fondi i përbashkët Fideliti, që posedon pjesë në platformën "X", e ka zvogëluar vlerën e aksioneve të saj, ndërsa sajti amerikan Aksios, erdhi deri në të dhëna për atë dhe vlerëson se vlera e platformës tani është reth 12,5 miliardë dollarë.

Fondi kumtoi se në nëntor të vitit të kaluar vlera e aksioneve të tij në platformën "X" ka rënë për 71,5 për qind pasi që Mask e bleu rrjetin social, publikoi Gardian 

Mask e bleu Tuiterin për 44 miliardë dollarë në tetor të vitit 2022 dhe e ndryshoi emrin e platformës në "X" në korrik të këtij viti.

Numri i përdoruesve mujorë në platformën "X" ka rënë për 15 për qind në vitin e parë pasi Mask mori detyrën mes shqetësimeve për një rritje të gjuhës së urrejtjes në platformë. Që nga marrja në pushtet, Mask ka pushuar nga puna të paktën 50 për qind të punonjësve. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR