• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vizita e liderëve të BE-së në Tiranë do të kushtojë 450 mijë euro

Vizita e liderëve të BE-së në Tiranë do të kushtojë 450 mijë euro
Tiranë, 23 nëntor 2022 (MIA) - Vizita e liderëve të Bashkimit Evropian në Tiranë, më 6 dhjetor, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, do t'i kushtojë shtetit shqiptar 450 mijë euro, njoftoi ABC njuz. "Me vendim të Këshillit të Ministrave, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 450 mijë euro për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë në dhjetor. Siç edhe bëhet e ditur, “fatura” e Samitit BE-BP, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022. Televizioni shton se më 6 dhjetor liderë të Bashkimit Evropian dhe ata të rajonit. Disa ditë më parë, Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Sholc, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Po në këtë datë, opozita e kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. I pyetur nga gazetarët pas kritikave të shumta të bëra nga qeveria për zgjedhjen e kësaj date pikërisht në ditën kur në Shqipëri do të “zbarkojnë” liderët e BE-së, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se synimi është që t’u tregohet drejtuesve të unionit që “Shqipëria rënditet poshtë Vietnamit kur vjen puna te standardet e demokracisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR