Vitkof në takim me kryeministrin e Katarit lidhur me propozimin për arritjen e armëpushimit në Gaza
- Përfaqësuesi special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, është planifikuar të takohet sot me kryeministrin e Katarit, sheik Mohamed bin Abdulrahman al-Tani, në ishullin spanjoll Ibica, për të diskutuar rreth propozimit për armëpushim që do t'i jepte fund luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza dhe do të lironte të gjithë pengjet e mbetura, deklaruan për "Aksios" dy burime të informuara mirë.
- Post By Melahat Baftija
- 14:18, 9 gusht, 2025
Doha, 9 gusht 2025 (MIA) - Përfaqësuesi special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, është planifikuar të takohet sot me kryeministrin e Katarit, sheik Mohamed bin Abdulrahman al-Tani, në ishullin spanjoll Ibica, për të diskutuar rreth propozimit për armëpushim që do t'i jepte fund luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza dhe do të lironte të gjithë pengjet e mbetura, deklaruan për "Aksios" dy burime të informuara mirë.
Ata shtuan se plani do t'i paraqitet Izraelit dhe Hamasit në dy javët e ardhshme.
Një zyrtar anonim izraelit, i cili gjithashtu mori pjesë në negociata, i tha portalit amerikan se, ndërsa Jerusalemi nuk sheh problem në përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ende ekziston "një hendek i madh midis Izraelit dhe Hamasit në aspektin e përfundimit të luftës, kështu që ndoshta nuk ka kuptim të flitet për një marrëveshje të tillë në këtë pikë". mb/
Foto: MIA