Visar Ademi kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit e prezantoi programin e tij zgjedhor
- Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, në ambientet e I-Can Gostivar para qytetarëve dhe aktivistëve e prezantoi Programin zgjedhor 2025 – 2029, për të cilin, siç tha ai, është një dokument që synon të hedhë themelet për zhvillimin dhe modernizimin e qytetit.
- Post By Melahat Baftija
- 23:44, 3 tetor, 2025
Gostivar, 3 tetor 2025 (MIA) - Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, në ambientet e I-Can Gostivar para qytetarëve dhe aktivistëve e prezantoi Programin zgjedhor 2025 – 2029, për të cilin, siç tha ai, është një dokument që synon të hedhë themelet për zhvillimin dhe modernizimin e qytetit.
Ademi për programin theksoi se ka tre prioritete kryesore: Pastrimin nga korrupsioni, që do të thotë shkarkimin e drejtorëve partiakë dhe emërimin e profesionistëve; punonjësit në komunë dhe ndërmarrjet publike do t'i nënshtrohen një periudhe prove tremujore. Prioriteti i dytë i Ademit është pastrimi i mbeturinave me dinamikë: shtatë ditë për qytetin dhe vendbanimet, ndërsa për shtatë javë për deponitë ilegale dhe përballja me paraqitjen e qenëve endacakë.
"Ky program nuk është një copë letër me premtime boshe, por një plan konkret pune. Çdo projekt që e propozova është i realizueshëm dhe i matshëm. Kjo është marrëveshja ime e hapur me qytetarët e Gostivarit", tha kandidati i pavarur për kryetar të komunës në prezantimin e sontëm.
Si shtyllat kryesore të programit gjithashtu e renditi menaxhimin e mirë me raportimin publik të mirë dhe të rregullt mbi buxhetin, shpenzimet dhe projektet komunale, modernizimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave.
Për sfidat, me të cilat përballet qyteti, Ademi theksoi se Gostivari nuk mund të ecë më me ritmin e vjetër.
"Duhet të pranojmë mënyra të reja të zhvillimit së politikës dhe qeverisjes, ku qytetari është gjithmonë në qendër. E ardhmja e Gostivarit është tek të rinjtë. Nëse nuk krijojmë mundësi për ta këtu, do të humbasim energjinë dhe kreativitetin që na nevojiten më shumë. Programi im synon të krijojë kushte që të rinjtë të mos e shohin emigrimin si alternativën e vetme", tha Ademi.
Visar Ademi është ekonomist dhe profesor universitetar dhe është i vetmi nga të katër kandidaturat, kandidatura e të cilit nuk ka mbështetje nga ndonjë parti politike. mb/
Foto: Shtabi zgjedhor i Visar Ademit