• e premte, 05 dhjetor 2025

Vendet e BE-së anulojnë vendimin për objektivin klimatik për vitin 2040

Vendet e BE-së anulojnë vendimin për objektivin klimatik për vitin 2040

Bruksel, 12 shtator 2025 (MIA) - Vendimi për objektivin klimatik të Bashkimit Evropian për vitin 2040 i planifikuar për javën e ardhshme, është anuluar, publikoi sot presidenca daneze e BE-së. 

Ky hap erdhi pasi ministri gjerman i Mjedisit jetësor, Karsten Shnajder u tërhoq nga kërkesa e tij që ministrat e Mjedisit Jetësor të BE-së të vendosnin për objektivin këtë muaj. 

BE-ja më herët kishte vendosur një objektiv për t'u bërë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. 

Në korrik, Komisioni Evropian propozoi uljen e emetimeve të gazrave serrë që dëmtojnë klimën me 90 për qind deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990, për të vazhduar rrugën e bllokut drejt neutralitetit klimatik. 

Objektivi i ri do të zëvendësojë objektivin aktual të vitit 2030, sipas së cilës emetimet kërkojnë të reduktohen me 55 për qind krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Dhe vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti evropian duhet të bien dakord për objektivin e ri. Pritej që vendet e BE-së të formalizonin qëndrimin e tyre javën e ardhshme përpara se të fillonin negociatat me parlamentin për detajet e ligjit.

Megjithatë, vendimi u anulua pasi që disa vende shprehën dëshirë liderësh, ndërsa në vend të ministrave të ndryshimeve klimatike, të merreshin me këtë çështje, kumtoi presidenca daneze e BE-së, e cila aktualisht është përgjegjëse për organizimin e takimeve të ministrave të BE-së.

Pritet që liderët e BE-së të diskutojnë për ligjin e ri për ndryshimet klimatike në samitin e tetorit. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR