Vazhdojnë valët e emigrantëve në ishullin e Greqisë, Kretë
- - Kreta po përballet me presion të madh, duke pasur parasysh që vazhdojnë valët e emigrantëve nga Libia, ndërsa qindra refugjatë dhe emigrantë ndodhen në ishullin grek, pa ambiente të përshtatshme për pritjen e tyre, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ramize Qamili
- 09:43, 8 korrik, 2025
Athinë, 8 korrik 2025 (MIA) - Kreta po përballet me presion të madh, duke pasur parasysh që vazhdojnë valët e emigrantëve nga Libia, ndërsa qindra refugjatë dhe emigrantë ndodhen në ishullin grek, pa ambiente të përshtatshme për pritjen e tyre, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
Të dielën arritën mbi 800 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa anije nga Libia kishte dhe gjatë ditës së djeshme, që sipas vlerësimeve të mediave, për tri ditë në afërsi të Kretës u shpëtuan mbi 1.200 persona.
Një pjesë e madhe e tyre, njëkohësisht janë vendosur në hapësirat e panairit të qytetit Hania në Kretë.
Sipas mediave lokale nga Kreta, ishulli po përballet me një nga krizat më të mëdha të emigrantëve në vitet e fundit dhe banorët po shprehin shqetësim.
Televizioni shtetëror ERT publikoi se arritjet që nga fillimi i vitit kanë arritur gjithsej 9.000, ndërsa valët e emigrantëve janë rritur me rreth 350 për qind.
Ministri i Emigracionit dhe Azilit të Greqisë, Tanos Plevris, së bashku me ministrat nga Italia dhe Malta dhe eurokomesarin e BE-së për Emigracion, Magnus Bruner, po vizitojnë sot Libinë me qëllim për të diskutuar përforcimin e bashkëpunimit me autoritetet libaneze për menaxhim efektiv me çështjen e emigracionit. rq/