• e premte, 05 dhjetor 2025

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit katastrofik në Afganistan, mbi një mijë të vdekur

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas tërmetit katastrofik në Afganistan, mbi një mijë të vdekur

Kabul, 2 shtator 2025 (MIA) - Nga Xhalalabadi sot vazhduan operacionet e shpëtimit me helikopter në përpjekje për të arritur deri në fshatrat në epiqendrën e tërmetit që goditi Afganistanin.

Detyra e tyre është të transportojnë të lënduarit në spitalin rajonal në këtë qytet lindor afgan, njoftoi Bi-Bi-Si.

Sipas vendbanimeve lokale, shumë persona janë ende të bllokuar nën rrënoja. Në terrenin malor të Kunarit, qasja rrugore në zonat e prekura është e vështirë edhe në kushtet më të mira të motit. Do të duhen ditë për të vlerësuar shkallën e plotë të katastrofës.

Qeveria talebane apeloi për ndihmë ndërkombëtare. KB-ja ka lëshuar mjete emergjente, ndërsa Britania e Madhe premtoi ndihmë prej një milion funta (1,3 milion dollarë), duke theksuar se paratë nuk do të shkojnë në duart e talebanëve. India ka dërguar furnizime me ushqim dhe ndihma, duke përfshirë tenda. Kina, gjithashtu, premtoi mbështetje.

Tërmet me magnitudë prej gjashtë ballë goditi provincën Kunar të Afganistanit lindor, me epiqendrër në vetëm 27 kilometra larg qytetit të Xhalalabadit, qyteti i pestë më i madh i vendit.

Numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar mbi 1.000 persona, ndërsa mbi 3.500 persona janë lënduar.

Sipas Qeverisë talebane, disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. Largësia e zonave të prekura nga tërmeti po i vështirëson operacionet e kërkimit dhe shpëtimit. Druhet se shumë njerëz janë të bllokuar nën rrënoja. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR