Varhej nesër në Sarajevë në takim me anëtarët e Presidencës së BeH-së
- Post By Fortuna Bakija
- 12:51, 27 nëntor, 2022

Sarajevë, 27 nëntor 2022 (MIA) – Anëtarët e Presidencës së BeH-së nesër në Sarajevë do të takohen me eurokomisarin për marrëdhënie fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhej, kumtoi Presidenca e BeH-së.
Takimi duhet të fillojë në ora 15:00, pas çka do të mbahet konferencë për shtyp.
Nga kabineti i Varhejit u konfirmua për mediat lokale se gjatë vizitës dy ditore, eurokomisari me përfaqësuesit e BeH-së do të bisedojë për reformat dhe hapat e ardhshëm në rrugën evropiane të BeH-së. fb/