Varhei: Në Romë do të diskutohet për procesin e përshpejtuar të integrimeve në BE
- Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhei në vigjilje të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Romë, paralajmëroi se do të bisedojnë për përshpejtimin e procesit të integrimit në rrethimin e ri të sigurisë.
- Post By Melahat Baftija
- 12:16, 3 prill, 2023

Romë, 3 prill 2023 (MIA) - Komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhei në vigjilje të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Romë, paralajmëroi se do të bisedojnë për përshpejtimin e procesit të integrimit në rrethimin e ri të sigurisë.
Siç komunikoi varhei në profilin e tij në Tuiter, zgjerimi është një nga prioritetet kryesore të BE-së për përforcimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit.
Në takimin në Romë, krahas shefave të diplomacive të vendeve nga Ballkani Perëndimor, do të drejtohet Varhei, si dhe ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Bilstrom. mb/