• e premte, 05 dhjetor 2025

Valë e nxehtë në Evropë: Ndryshimet klimatike trefish kanë rritur numrin e rasteve të vdekjes

Valë e nxehtë në Evropë: Ndryshimet klimatike trefish kanë rritur numrin e rasteve të vdekjes

Londër, 9 korrik 2025 (MIA) - Ndryshimet klimatike pothuaj trefish kanë rritur numrin e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në qytetet e mëdha evropiane gjatë një vale ekstreme të nxehtë nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut, tregon një studim i ri.

Hulumtuesit nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Zvicra analizuan kushtet në 12 qytete të mëdha evropiane midis 23 qershorit dhe 2 korrikut. Sipas vlerësimeve të tyre, rreth 2.300 persona kanë vdekur nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë gjatë kësaj periudhe dhjetëditore, me ç'rast rreth dy të tretat e rasteve të vdekjes - përafërsisht 1.500 - u atribohen ndryshimeve klimatike.

Temperaturat në shumë qytete arritën nivele ekstreme, shpesh duke tejkaluar 40 gradë Celsius.

Sipas studimit, pa ngrohjen globale, e cila ka rritur temperaturat e ditës për 1 deri në 4 gradë Celsius shtesë, rreth 800 persona do të kishin vdekur nga nxehtësia. Hulumtuesit kanë krahasuar temperaturat reale të vërejtura në qytetet me vlera të modeluara, që do të kishin ndodhur pa ndryshimin e klimës, duke llogaritur numrin e pritur të vdekjeve për të dy skenaret.

Vala e nxehtë goditi veçanërisht grupet vulnerabël, siç janë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit, me ç'rast 88 për qind të rasteve të vdekjes kanë qenë tek personat mbi 65 vjeç. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR