Vadefull: Negociatat për zgjidhje me dy shtete duhet të fillojnë menjëherë
- Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johan Vadefull, sot deklaroi se negociatat për zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve duhet "të fillojnë menjëherë".
- Post By Ramize Qamili
- 15:05, 31 korrik, 2025
Berlin, 31 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johan Vadefull, sot deklaroi se negociatat për zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve duhet "të fillojnë menjëherë".
Ai paralajmëroi se Berlini mund t'u përgjigjet "hapave të njëanshme" në këtë proces, duke theksuar se zgjidhje të tilla mbeten e vetmja mënyrë për të arritur paqe, siguri dhe dinjitet të qëndrueshëm për njerëzit nga të dyja anët.
"Njohja e shtetit palestinez vjen më shumë në fund të negociatave, por këto negociata duhet të fillojnë tani", tha Vadefull, i cili udhëtoi sot për vizitë në Izrael dhe territoret palestineze. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s