• e hënë, 30 shtator 2024

Ushtria izraelite ka suspenduar disa ushtarë për shkak të sjelljes së tyre para palestinezëve të arrestuar

Ushtria izraelite ka suspenduar disa ushtarë për shkak të sjelljes së tyre para palestinezëve të arrestuar

Tel-Aviv, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite ka suspenduar një grup ushtarësh të cilët janë filmuar duke pirë nargjile dhe duke bërë shaka me palestinezët e burgosur me sy të lidhur.

Videoja, ku shihet se si ushtarët qeshin dhe hanë në të njëjtin ambient ku mbahen të paktën shtatë palestinezë me sy të lidhur është bërë virale në internet brenda dy ditësh.

“Sjellja e ushtarëve në video është e dënueshme dhe plotësisht në kundlrshtim me vlerat e IDF (Forcat izraelite të mbrojtjes)”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Pas marrjes në pyetje, rezervistët janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, shtoi zëdhënësi.

Videoja e regjistruar në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të pushtuar është parë nga miliona përdorues në rrjetet sociale brenda dy ditësh.

Disa video dhe foto të tjera po qarkullojnë në internet që tregojnë ushtarë izraelitë që kontrollojnë shtëpitë, shkatërrojnë mallra në dyqane, përpiqen të djegin furnizime ushqimore ose bërtasin slogane raciste në Rripin e Gazës. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR