Ushtria amerikane konfirmon se Izraeli ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes nga Gaza
- Ushtria amerikane sot konfirmoi se armata izraelite ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Rripi i Gazës sipas armëpushimit të sapodakorduar midis Izraelit dhe Hamasit.
- Post By Ramize Qamili
- 15:50, 10 tetor, 2025
Uashington, 10 tetor 2025 (MIA) - Ushtria amerikane sot konfirmoi se armata izraelite ka përfunduar fazën e parë të tërheqjes së saj nga Rripi i Gazës sipas armëpushimit të sapodakorduar midis Izraelit dhe Hamasit.
"Shtatmadhoria e Bashkuar e forcave të armatosura amerikane konfirmuan se forcat izraelite përfunduan tërheqjen drejt 'linjës së verdhë' në Gazë në orën 12 sipas kohës lokale", shkroi i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof në "Iks".
"Afati prej 72 orësh për lirimin e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës tani po vijon", shtoi ai. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s