• e premte, 17 prill 2026

Ushtria amerikane është e gatshme që të vazhdojë me luftimet nëse Irani nuk pajtohet me marrëveshje paqësore

Ushtria amerikane është e gatshme që të vazhdojë me luftimet nëse Irani nuk pajtohet me marrëveshje paqësore

Uashington, 16 prill 2026 (MIA) - Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë të përgatitura që të rifillojnë menjëherë luftimet nëse Irani nuk pranon marrëveshje paqsësore, deklaruan sot zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë.

Si një formë presioni ndaj Teheranit, ushtria amerikane po bllokon të gjitha anijet që përpiqen të hyjnë ose të dalin nga Irani.

"Irani mund të zgjedhë një të ardhme të ndritur dhe shpresojmë se do ta bëjë këtë për të mirën e popullit të tij", tha Sekretari i Mbrojtjes, Pit Hegseth në një konferencë për shtyp në Pentagon.

"Por nëse Irani merr vendimin e gabuar, do të marrë një bllokadë dhe bomba në infrastrukturë dhe objekte energjitike".

Gjenerali Den Kejn, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, theksoi se forcat amerikane janë "të përgatitura të rifillojnë operacionet e mëdha ushtarake fjalë për fjalë në momentin që marrin urdhrin".

Anijet luftarake amerikane do të ndjekin anijet iraniane ose çdo anije tjetër që përpiqet të sjellë ndihmë materiale në Iran, theksoi ai.

Ne do të ndërpresim anijet që përpiqen të thyejnë bllokadën dhe do t'i paralajmërojmë ata se "do të përdorim forcën nëse nuk e respektojnë bllokadën", shtoi Kejn, duke thënë se kjo do të kryhet si në ujërat territoriale iraniane ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Gjenerali paraqiti informacion se deri më tani 13 anije janë kthyer në këtë mënyrë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR