• e premte, 05 dhjetor 2025

Ursula fon der Lajen në Potoçari: BE-ja do ta kujtojë përgjithmonë Srebrenicën

Ursula fon der Lajen në Potoçari: BE-ja do ta kujtojë përgjithmonë Srebrenicën

Srebrenicë, 14 tetor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot bëri vizitën e saj të parë zyrtare në Qendrën Memoriale të Srebrenicës, duke dërguar një mesazh kujtimi, respekti dhe solidariteti me viktimat e gjenocidit.

Në delegacionin që e vizitoi Potoçarin ishte edhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesi special të BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, ambasadori Luigji Soreca.

Me të mbërritur në Qendrën Memoriale, kryetarja  fon der Lajen, i bëri homazhe viktimave të gjenocidit dhe më pas pa disa ekspozita të përhershme, përfshirë Arkivin e Qendrës memoriale, i cili u krijua me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

E shoqëruar nga Drejtori i Qendrës, Emir Suljagiq, kryetari i Bordit të drejtorëve, Hamdija Fejziq dhe kryetarja e Shoqatës "Lëvizja e Nënave nga Enklavat e Srebrenicës dhe Zhepës", Munira Subasiq,  Fon der Lajen, vizitoi të gjitha mjediset e Qendrës dhe diskutoi rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës, kulturës së kujtesës dhe edukimit të brezave të rinj.

Si pjesë e turneut të saj në Ballkan, Fon der Lajen, ka vizituar Shqipërinë dhe Malin e Zi në dy ditët e fundit, dhe sot ajo mbërriti edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga ku nesër do të udhëtojë për në Serbi. mb/

Foto: Fon der Lajen në X

QËNDRONI TË LIDHUR