• e mërkurë, 26 qershor 2024

Urimi i presidentes së Kosovës, Osmani me rastin e Kurban Bajramit

Urimi i presidentes së Kosovës, Osmani me rastin e Kurban Bajramit

Prishtinë, 16 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës sot me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me urimin që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tona!

"Kjo festë i bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë. Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje.Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë. Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!", theksohet në urimin e Osmanit. mb/ 

QËNDRONI TË LIDHUR