• e shtunë, 23 nëntor 2024

Uragani Ian shkaktoi dëm historik në shtetin Florida, deklaroi guvernatori De Santis

Uragani Ian shkaktoi dëm historik në shtetin Florida, deklaroi guvernatori De Santis
Tampa, 29 shtator 2022 (MIA) – Ron DeSantis, guvernatori i Floridas, e përshkroi si historik dëmin e shkaktuar nga uragani Ian në shtetin jugor amerikan. Ai tha se do të duhen vite që shteti të riparohet nga uragani. Desantis në konferencë për shtyp kumtoi se tani për tani ka dyshime se dy persona janë bërë viktima të fatkeqësisë natyrore. Ai tha se uragani ndryshoi pamjen e pjesës më të madhe të shtetit dhe në disa vende niveli i ujit u rrit me gjysmë metër në pak orë. - Asnjëherë nuk kemi parë  përmbytje të tilla", tha ai. Tani për tani është ende herët për të vlerësuar dëmet, sipas mediave amerikane. Uragani dje pasdite sipas kohës lokale, e  ka goditur shtetin Florida si stuhi nga kategoria e katërt. Ai e goditi tokën në pjesën jugperëndimore të shtetit para se të vazhdojë të përparojë drejt lindjes. Më pas u dobësua në stuhi tropikale. Sot në mëngjes, më shumë se 2.6 milionë shtëpi dhe objekte afariste në Florida janë pa energji elektrike. Presidenti amerikan xho Bajden shpalli gjendje të katastrofës së madhe natyrore për shtetin, duke mundësuar që të zhbllokohen mjete shtesë federale për zonat e prekura. Stuhia tani lëviz drejt Karolinës Jugore, dhe më pas pritet të kthehet mbi oqean deri në fund të ditës. Sipas meteorologëve, Ian mund të forcohet sërish. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR