• e diel, 22 dhjetor 2024

"Uollstrit xhurnal“: SHBA-ja përpunon sanksione kundër bankave kineze për shkak të ndihmës për Rusinë

Uashington, 23 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja është duke përpunuar sanksione, të cilat mund të ndërpresin disa banka kineze nga sistemi financiar global, njoftoi sot "Uollstrit xhurnal“, duke cituar burime të paidentifikuara.

Theksohet se SHBA-ja synon ta detyrojë Pekinin “të ndalojë me tregtinë në favor të industrisë ushtarake ruse”.

Bankat kineze thuhet se operojnë si ndërmjetës kryesorë në eksportet tregtare në Rusi. Ata përpunojnë pagesat dhe u japin kompanive kredi për të kryer operacione tregtare, thekson gazeta.

Nga Departamenti i Shtetit kanë treguar paraprakisht se SHBA-ja është e gatshme të bëjë "një hap më tej" kundër Kinës nëse ajo vazhdon ta ndihmojë Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR