• e enjte, 04 dhjetor 2025

UNICEF: El Fasher në Darfurin verior është "epiqendra e vuajtjeve të fëmijëve"

UNICEF: El Fasher në Darfurin verior është

Najrobi, 27 gusht 2025 (MIA) - Fëmijët janë në rrezik nga kequshqyerja akute dhe dhuna në El Fasherin e rrethuar, kryeqytetin e rajonit të Darfurit të Veriut në Sudan i cili ka qenë nën sulm për 500 ditë, kumtoi sot UNICEF-i.

Çdo ditë, "kequshqyerja, sëmundjet dhe dhuna" marrin jetë të reja, theksohet në kumtesëm e organizatës së KB-së. El Fasher mbetet "epiqendra e vuajtjeve të fëmijëve", shtuan ata.

Në Sudan zhvillohen luftërat për pushtet nga prilli i vitit 2023. El Fasher është qyteti i fundit më i madh në pjesën e Darfurit perëndimor e cila është ende nën kontrollin e qeverisë. Milicia e "Forcave të mbështetjes së shpejtë (RSF) e cila kundërshton qeverinë, është akuzuar për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, ndërsa armata qeveritare është akuzuar për bombardimin e zonave të banuara civile. 

Rreth 260.000 civilë janë ende të bllokuar atje, prej të cilëve gjysma janë fëmijë, sipas UNICEF-it. Rreth 600.000 persona tashmë janë larguar nga qyteti i cili është i izoluar nga rrugët e furnizimit dhe shpërndarja e ndihmave për më shumë se 16 muaj, kumtoi UNICEF-i.

Kohët e fundit, të paktën 63 persona - duke përfshirë fëmijë - vdiqën nga efektet e kequshqyerjes brenda një jave të vetme, kumtoi agjencia e KB-së, duke cituar raporte. Që nga janari më shumë se 10.000 fëmijë në El Fasher janë mjekuar për kequshqyerje akute - pothuajse dyfishi i numrit nga viti i kaluar.

Për shkak të uljes së furnizimeve, shërbimet tani duhet të ndërpriten. Rreth 6.000 fëmijë të cilët vuajnë nga kequshqyerja e rëndë nuk mund të trajtohen më dhe janë në rrezik për jetën.

Që nga fillimi i rrethimit, më shumë se 1.000 fëmijë janë vrarë ose gjymtuar nga bombardimet ose dhunë tjetër, kumtoi UNICEF-i. Fëmijët, gjithashtu, janë viktima të dhunës seksuale, paralajmëron organizata. rq/

Foto: UNICEF

 

QËNDRONI TË LIDHUR