• e enjte, 22 janar 2026

Umerov u takua me Vitkof dhe Kushner në Davos

Umerov u takua me Vitkof dhe Kushner në Davos

Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Negociatori ukrainas Rustem Umerov mbrëmë deklaroi se është takuar me përfaqësuesit amerikanë Stiv Vitkov dhe dhëndrrin e presidentit amerikan Xhared Kushner gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos.

Umerov deklaroi në Telegram se biseda është fokusuar në garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe planin për rindërtim pasushtarak.

Delegacioni ukrainas është takuar edhe me përfaqësues të firmës amerikane investuese "BlekRok", e cila është e përfshirë në projektet për rindërtim të vendit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR