• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukraina liroi ushtarë rus të zënë rob nën 25 vjeç

Ukraina liroi ushtarë rus të zënë rob nën 25 vjeç

Moskë, 9 qershor 2025 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar sot se është kthyer nga Ukraina grupi i parë i ushtarëve të rinj të zënë rob nën 25 vjeç.

Në komunikatën e MM ruse theksohet edhe se Rusia ia ka kthyer Ukrainës numër të ngjashëm të pengjeve të luftës.

"Grupi i parë i ushtarëve rusë nën 25 vjeç është kthyer nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit. Ata janë në Bjellorusi, ku e marrin gjithë ndihmën e nevojshme", theksoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Shkëmbimi është kryer në pajtim me marërveshjen të arritur gjatë raundit të dytë të negociatave të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll në fillim të muajit.

Sipas marrëveshjes, dy palët janë detyruar të shkëmbejnë të paktën 1.000 pengje të luftës, me theks të veçantë në ushtarët e lënduar seriozisht dhe ushtarët e rinj. Gjithashtu, është arritur marrëveshje që të shkëmbehen eshtrat e 6.000 ushtarëve të vrarë nga dy palët.

Edhe krahas këtij progresi humanitar, bisedimet për armëpushim janë në ngecje.

Paraprakisht, Ukraina e ka konfirmuar kthimin e grupit të parë të pengjeve ushtarake nga Rusia, ndër të cilët ka ushtarë të lënduar rëndë dhe persona më të rinj se 25 vjet. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR