• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina komunikoi se Rusia përgatitet të simulojë incident në centralin bërthamor

Ukraina komunikoi se Rusia përgatitet të simulojë incident në centralin bërthamor

Kiev, 27 maj 2023 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes ka komunikuar se Rusia po përgatit një simulim të një incidenti të rëndë në termocentralin bërthamor Zaporozhje, i cili është nën kontrollin e forcave proruse, për të parandaluar një kundërofensivë të Kievit për kthimin e territoreve të pushtuara nga Moska.

Termocentrali bërthamor i Zaporozhje, që ndodhet në pjesën jugore të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe rrethinat e tij është bombarduar vazhdimisht, për çka të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Drejtoria e përgjithshme e Inteligjencës dhe Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës bënë me dije se forcat ruse së shpejti do të bombardojnë centralin dhe pastaj do të thonin se rrjedhje të rrezatimi. Kjo do të shkaktojë një konflikt ndërkombëtar gjatë të cilit do të ndaloheshin të gjitha armiqësitë.

Në mesazhin e Drejtorisë, i cili është publikuar në rrjetin social Telegram, nuk është paraqitur asnjë dëshmi. Shtohet se Rusia e ka parandaluar rotacionin e planifikuar të inspektorëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), të sistemuar në termocentral.

ANEB, e cila shpesh publikon raporte mbi situatu rreth centralit, nuk e nuk e ka përmend këtë çështje. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR