Ukraina kërkoi zyrtarisht seancë të KS të KB-së për shkak të rezolutës së Dumës

Kiev, 16 shkurt 2022 (MIA) - Ukraina ka kërkuar zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që ta shqyrtojë rezolutën e Parlamentit rus për njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba.
"Rezoluta e Parlamentit rus i minon përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore", tha Kuleba.
Ai shtoi se Ukraina kërkon debat në Këshillin e Sigurimit të enjten. mb/