• e premte, 05 dhjetor 2025

Ukraina do të fillojë të përdorë qindra sisteme kundër dronëve për t'u mbrojtur nga sulmet ruse

Ukraina do të fillojë të përdorë qindra sisteme kundër dronëve për t'u mbrojtur nga sulmet ruse

Kiev, 19 shtator 2025 (MIA) - Ukraina së shpejti do të fillojë të përdorë qindra sisteme kundër dronëve, si përgjigje të sulmeve masive me dronë nga ana e Ukrainës, deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denis Shmihall, njoftoi DPA. 

Duke folur në konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun e tij polak, Vlladisllav Koshinjak-Kamish në Kiev, Shmihall tha se kur Rusia do të lëshojë deri në 800 dronë për një nate, siç ka bërë në të kaluarën, Ukraina do të përgjigjet me jo më pak se 1.000 dronë. 

Ai theksoi se Ukraina do ta arrijë këtë nivel, por pranoi se nuk mund saktësisht të tregojë kur do të mund ta përdorë këtë numër të dronëve. Shmihall theksoi se sfida kryesore nuk është kapaciteti i prodhimit, por kontrollimi i dronëve nga toka. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR