Ukrainë: Kemi rrëzuar dy drona mbi rajonin Dnjepropetrovsk
- Armata e Ukrainës ka rrëzuar dy fluturake pa pilot mbi rajonin Dnjepropetrovsk gjatë natës më 5 maj, publikoi në telegram guvernatori u atij rajoni Segi Lisak.
- Post By Melahat Baftija
- 09:28, 5 maj, 2023

Kiev, 5 maj 2023 (MIA) - Armata e Ukrainës ka rrëzuar dy fluturake pa pilot mbi rajonin Dnjepropetrovsk gjatë natës më 5 maj, publikoi në telegram guvernatori u atij rajoni Segi Lisak.
Forcat ruse e kanë granatuar edhe qytetin Nikopol, i cili ndodhet nga ana tjetër e lumit Dnjepar përballë qytetit të okupuar Enerhodar, shtëpia e centralit bërthamor Zaporozhje.
"Nga granatimi janë dëmtuar 10 shtëpi, rrethoja dhe një ndërtesë afariste.Janë dëmtuar një largpërçues dhe dy tubacione gazi", tha Lisak.
Nuk ka raporte për vitktima. mb/
Foto: MIA