• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uganda: Rrufeja ka shkaktuar vdekjen e 14 personave në një kamp refugjatësh

Uganda: Rrufeja ka shkaktuar vdekjen e 14 personave në një kamp refugjatësh

Kampala, 3 nëntor 2024 (MIA) - Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur kur rrufeja ka goditur një kamp refugjatësh në veri të Ugandës, njoftoi sot policia lokale.

ngjarja ka ndodhur sot në lagjen e largët të Lamvo. Zëdhënës i policisë deklaroi se viktimat ende nuk janë identifikuar.

Banorët e kampit Palabek, i cili strehon kryesisht refugjatë nga Sudani Jugor, po ndiqnin lutjet në një strukturë metalike të improvizuar kur rrufeja e goditi atë.

Policia ka bërë të ditur se pas fatkeqësisë nuk është raportuar për ndonjë zjarr. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR