• e hënë, 23 dhjetor 2024

Uashington post: SHBA-ja në mënyrë të qetë e paralajmëroi Moskën të mos përdorë armë bërthamore

Uashington post: SHBA-ja në mënyrë të qetë e paralajmëroi Moskën të mos përdorë armë bërthamore
Uashington, 23 shtator 2022 (MIA) - SHBA-ja tashmë disa muaj ka kryer komunikim privat me Moskën me paralajmërim për liderët rusë për pasojat e rënda që pasojnë nëse ajo përdorë armë bërthamore, kumtoi sot Uashington post. Sipas burimeve të gazetës, Administrata e Bajdenit me qëllim ka dhënë paralajmërime të përgjithshme për pasojat nga sulme bërthamore, që Kremlini të ketë kokëdhembje çfarëdo qoftë të ishte përgjigja e Uashingtonit ndaj një sulmi të tillë. "Tentimet e Shtëpisë së Bardhë të kultivojë atë që në përgjigjen bërthamore quhet "paqartësi strategjike", vjen në kohë kur Rusia vazhdon me retorikën eskaluese për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore përballë mobilizimit brenda, në mënyrë që të ndalen disfatat ushtarake ruse në Ukrainën lindore", komenton gazeta. SHBA-ja nuk zbulon se çfarë është përmbajtja e atyre porosive paralajmëruese, por është fakt se në muajt e kaluar janë angazhuar në komunikim të përhershëm me Moskën. Nuk dihet nëse kanë qenë porosi telegrafike edhe pas kërcënimit më të ri të Vlladimir Putinit, kur paralajmëroi mobilizim të "pjesshëm". Pas fillimit të luftës nga fundi i shkurtit të këtij viti Rusia deri më tani disa herë kërcënoi se do të përdorë armë bërthamore. Nga Administrata thonë se edhe pse në Kremlin nuk turpërohen të bëjnë shantazhe bërthamore, tani për tani nuk është vërejtur zhvendosje e armëve bërthamore ruse për përgatitje për goditje të pashmangshme. Pardje, pas Putinit, shantazh të tillë dërgoi edhe Dmitrij Medvedev, shef i Këshillit të sigurisë në Kremlin. Në kumtesën në kanalin e tij Telegram ai paralajmëroi se nëse Perëndimi nuk ndalon së furnizuari me ndihmë ushtarake Ukrainën, Rusia mund të përdorë armën më të re "hipersonike" me qëllim që ta ndalojë ofenzivën dhe t'i ngrijë përfitimet në terren. Mbetet të shihet nëse kjo akoma mbetet blof apo ata me të vërtetë do ta bëjnë atë. Putini në fjalimin e tij saktësoi se "ne nuk bëjmë blof". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR