Uashington post: Izraeli planifikon operacion të kufizuar tokësor në Liban, është informuar edhe SHBA-ja
- Izraeli po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë menjëherë dhe për këtë janë njoftuar edhe SHBA-ja, shkruan Uashington post, duke cituar një zyrtar anonim amerikan.

Uashington, 30 shtator 2024 (MIA) - Izraeli po planifikon një operacion të kufizuar tokësor në Liban që mund të fillojë menjëherë dhe për këtë janë njoftuar edhe SHBA-ja, shkruan Uashington post, duke cituar një zyrtar anonim amerikan.
Operacioni do të jetë më i vogël se lufta e Izraelit në vitin 2006 kundër Hezbollahut ekstremist libanez dhe do të fokusohet në "pastrimin e infrastrukturës militante përgjatë kufirit për të hequr kërcënimin ndaj pikave kufitare izraelite", tha përfaqësuesi zyrtar.
Lufta e Izraelit kundër Hezbollahut proiranian në verën e vitit 2006 zgjati 34 ditë dhe në të kanë humbur jetën rreth 1.200 njerëz në Liban dhe 165 izraelitë. mb/