Tusk: Roja lindore është përgjigje e NATO-s ndaj Rusisë dhe se nuk tolerojmë provokime
- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk sot deklaroi se misioni i ri për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, Roja lindore është përgjigje e bashkuar nga aleatët ndaj ndërhyrjes së dronëve rusë në Poloni dhe se Rusia nuk do të jetë në gjendje të pranojë një interpretim të rremë të provokimeve të tilla.
- Post By Ramize Qamili
- 22:28, 12 shtator, 2025
Varshavë, 12 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk sot deklaroi se misioni i ri për të përforcuar krahun lindor të NATO-s, Roja lindore është përgjigje e bashkuar nga aleatët ndaj ndërhyrjes së dronëve rusë në Poloni dhe se Rusia nuk do të jetë në gjendje të pranojë një interpretim të rremë të provokimeve të tilla.
"NATO konfirmon punën kryesore: dronët rusë pushtuan në mënyrë agresive hapësirën ajrore polake. Kjo nuk mund dhe nuk do të mbetet pa përgjigje. Roja lindore do të përfshijë të gjithë anëtarët në rrezik, duke përfshirë mbrojtjen tokësore dhe ajrore. Do të përdorim teknologjitë më të fundit", deklaroi kryeministri sot para Sejmit të parlamentit polak.
Kryeministri polak deklaroi se misioni i Rojës lindore është rezultat i drejtpërdrejtë i konsultimeve sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s, i cili u aktivizua me kërkesë të Polonisë pas ndërhyrjes së të paktën 19 dronëve rusë të mërkurën në mbrëmje.
"Reagimi solidar i aleatëve tanë është ai që prisnim. Është shumë e rëndësishme jo vetëm për Poloninë, por për të gjithë NATO-n që hapat tanë t'i japin përgjigje të qartë Rusisë se provokimet e saj nuk do të tolerohen ose keqinterpretohen. Siguria e aleatëve është vijë që askush nuk duhet ta kalojë", tha Tusk.
Kryeministri bëri apel deri tek udhëheqjes shtetërore dhe skenës politike polake që të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë kur bëhet fjalë për sigurinë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të ashpra politike të përditshme deri më tani. rq/
Foto: EPA