• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tusk për vizitë në Kiev: Më e rëndësishme është mbështetja për Ukrainë

Tusk për vizitë në Kiev: Më e rëndësishme është mbështetja për Ukrainë

Kiev, 22 janar 2024 (MIA) - Kryeministri polak Donald Tusk gjatë vizitës së tij të sotme në Kiev deklaroi se nuk ka asgjë më të rëndësishme nga mbështetja e Ukrainës në përpjekjet e saj ushtarake kundër Rusisë.

Tusk sot udhëtoi drejt kryeqytetit të Ukrainës që të bisedojë me kryetarin Volodimir Zelenski si Polonia mund të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën kundër pushtimit rus dhe ta zgjidh kontestin mes dy vendeve rreth dërgesës dhe transportit të grurit.

Kryeministri polak theksoi se vendet, edhe pse kanë pasur një "konflikt interesi" të caktuar, do të punojnë "në mënyrë miqësore në zgjidhjen e të gjitha dallimeve sa më shpejt që të jetë e mundur", njoftoi Kabineti i tij.

"Për mua është shumë me rëndësi që të ndërtoj  një ndjenjë se Polonia është aleati më i sigurt, stabil i Ukrainës në këtë përplasje vdekjeprurëse me të keqen", tha politikani polak. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR